Paraqitur sot buxheti fiskal i vitit të ardhshëm nga qeveria franceze e Emmanuel Macron. Pikat kyçe të planit financiar janë ulja e taksave mbi familjet dhe futja e të ardhurave universale nga 2020
Nga: Manuel Glauco Matetich /
Presidenti francez Emmanuel Macron kritikon aksin politik Salvini-Di Maio, por ndërkohë kopjon programin e qeverisë së ndryshimit.
Për të ndaluar rënien e lirë të konsensusit të ekzekutivit në Paris, tashmë në kushte të pasigurta pas dorëheqjes së tre ministrave (te mjedisit sportit dhe i brendshmi në 2019), Macron ka vendosur të vrapojë për riparime, duke veshur momentalisht këmishën e kryeministrit sovranist (dhe ndoshta edhe pak populist) francez.
Në të vërtetë, sot, qeveria Macroniane ka paraqitur në detaje buxhetin për vitin 2019, duke renditur pikë për pikë të ardhurat dhe shpenzimet e ndryshme të shtetit, nën syrin e kujdesshëm të Brukselit.
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) francez nuk ka arritur pritshmërinë e parashikuar, duke regjistruar një ngadalësim të ekonomisë në tremujorin e parë dhe të dytë 2018 të barabartë me 0.2%, duke detyruar qeverinë të korrigjojë ndjeshëm të ardhurat dhe rrugën e saj fiskale.
“Kemi marrë angazhime të qarta dhe nuk do t’i vëmë në dyshim,” siguroi kryeministri Edouard Philippe në universitetin veror të Medef, duke premtuar të mbajë raportin e deficit/ PBB-së “nën 3%”.
Qëllimi i Macron është të rifitojë besimin e francezëve dhe të ruajë dashamirësinë e burokratëve evropianë, kështu që ekuilibristi i Eliseo-t duhet te beje shumë kujdes për të konkorduar si shkurtimet e taksave të shpallura për vitin e ardhshëm si dhe deficitin publik Francez preokupues.
Buxheti i vitit 2019 rezulton vërtet i vështirë për Parisin. Emmanuel Macron ka njoftuar një zvogëlim të ndjeshëm të taksave për familjet që arrijnë në 6 miliardë euro, manover e pashembullt qe prej dhjetë vjetësh ne këto ane dhe kurrë te avancuara nga asnjë prej qeverive të mëparshme në detyrë. Përveç kësaj, masa tjetër populiste e Parisit sheh shpërndarjen e një lloj të ardhurash universale (kopjuar nga të ardhurat e shtetësisë” reddito di cittadinanza” të qeverisë italiane), duke filluar nga 2020, futur në një “strategji kombëtare për parandalimin dhe luftimin e varfërisë … për të siguruar qe njerëzit te jetojnë me dinjitet “, siç pohon vetë Macron. Në kembim, përfituesit do të duhet të kërkojnë një punë dhe nuk mund të “refuzojnë më shumë se dy oferta të arsyeshme për punë”.
Shumë fjalë të bukura që kujtojnë moton e dashur franceze liberté égalité fraternité por ajo që frikëson tregjet dhe eurokratët janë me të drejtë mbulesa e këtyre manovrave të reja financiare të vendosura nga qyteti i dritave. Deri më sot, kjo ulje e taksave është kompensuar nga rritja e taksimit të energjisë elektrike, duke përfshirë çmimet e karburantit në pompa (1.9 miliardë) dhe rritja e çmimit të paketës së cigareve (400 milionë), por shumë dyshojnë se qëndrueshmëria e saj eshte afatmesme.
Veritas.com.al/