Intervistë për ‘Libro’/
Mjafton te spostohesh pak ‘në të djathtë dhe zbulon se Franca për Italinë mund të mos jetë vetëm një armik, arrogant, egoist, i padurueshëm dhe që dëshiron qe të na bëjë këpucët jo vetëm në Libi, por edhe në shtëpinë tonë. Fytyra demokratike e asaj që ishte Toka e Iluminizmit nuk është ajo e serte dhe e padurueshme e Emmanuel Macron, En Marche, po, por vetëm për veten e tij. Për një nga te zakonshmet, lojëra të jashtëzakonshme të historisë, miri bëhet i keq dhe i keqi rezulton shumë i ndryshëm nga se si është përshkruar. Kështu, nacionalistja Marine Le Pen, gogoli i gjysmës së Europës, sot është fytyra e dyte e Francës, ajo që nuk e shan qeverinë tonë, nuk është me bankierët, nuk e konsideron emigracionin një problem vetëm italian.
Presidenti Macron ka fyer qeverinë e Lega-M5S, duke thënë se është per te vjelle me emigrantët dhe përhap lebrën e populizmit në Evropë: përse e tha këtë?
“Pas pamjes buzëqeshese të Makronit eshte një person i cili nuk e duron kontradiktën dhe madje edhe ata që mendojnë ndryshe nga ai. Përgjatë muajve këto aspekte të personalitetit të tij janë zbuluar tek francezët të cilët tani e konsiderojnë atë autoritar dhe përbuzës. Në nivel ndërkombëtar ai jep një shembull të tmerrshëm ».
Cilat janë ne te vërtetë sensacionet e francezëve ndaj qeverisë së re italiane?
“Aleanca e Leges dhe M5S fillimisht befasoi opinionin publik francez që nuk priste këtë trazirë politike në Itali, por befasoi të gjithë Evropën. Për nacionalistët francezë, suksesi politik i Salvinit është shenja pararendëse e çlirimit të Evropës “.
A është vlerësuar nga francezet linja e Salvinit mbi emigrantët?
“Njoftimi i refuzimit për të mirëpritur anijen Acquarius u pa si një akt kurajoje dhe prishjeje në lidhje me politikën e papërgjegjshme të migrimit të Bashkimit Evropian. Në dritën e sondazheve franceze, mund të them se qëndrimi i Matteos mbi emigracionin është miratuar dhe mbështetur nga shumica e bashkatdhetarëve të mi “.
A pritej bumi elektoral i Lega-s?
“Matteo është një mik dhe një aleat i yni. Falë impulsit të tij, Lega ka zhvilluar një vijë politike dhe strategjike shumë të afërt me Frontin National, tonin, me një vizion sovran dhe social. Dhe kjo e bën Legën një parti tonën si motër. Pozicionet tona për emigracionin janë pothuajse identike “.
Ju deklaruat një muaj më parë se M5S është e paqarte :A e konfirmoni këtë sensacion?
«M5S është për ne francezet një UFO politike; jemi të kënaqur që Lega ka gjetur me M5S shtigjet e një aleance pozitive për të ardhmen e Italisë dhe Evropës. Kjo tregon aftësinë dhe vizionin e madh politik të Salvinit “.
Bumi i Salvinit në Itali dhe linja e tij për emigrantët kanë prishur ekuilibrat në Evropë. Do arrije lideri i Leges me të vërtetë të revolucionojë BE-në?
«Salvini është i impenjuar me BE-në në një përballje dhe në këtë bashkohet me vendet e Vishegradit, të cilat tashmë janë në shkëputje. Evropa e sheh këtë si një revolucion të vërtetë që po e shkund atë nga themeli dhe vë në pikëpyetje te tërë projektin. Në këtë trazirë të madhe politike dhe demokratike, italianët kanë një rol historik: tregojnë rrugën që duhet të ndjekin të gjithë popujt e Evropës “..
Pas votimit Europian të 2019, a do të jenë sovranistët shumicë relative në Parlamentin Europian?
“Fitorja e mbështetësve të Evropës së kombeve duhet të jetë një objektiv i përbashkët dhe i harmonizuar për vitin 2019. Mund të jemi shumica e Parlamentit të ardhshëm Europian. Prandaj do të jemi në gjendje të krijojmë kornizën për bashkëpunim evropian ne respekt te popujve tanë dhe shteteve tona “.
Si e gjykoni gjendjen aktuale të Bashkimit Evropian?
“BE-ja është e falimentuar, modeli i saj politikisht federalist dhe ekonomikisht i lirisë se shkëmbimeve është pa fryme. Një model i diskredituar nga dështimet e tij dhe nga vizioni i tij i kufizuar.na del ne per detyre të përcaktojmë për evropianët një kuadër të ri bashkëpunimi mes kombeve “.
Si është BE qe do të dëshironit ju?
“Duam të zëvendësojmë Bashkimin Evropian me një projekt që e quajmë” Bashkimi i Kombeve Evropiane “, që është një organizatë evropiane ne respekt te vendeve tona, te interesave tona kombëtare përkatëse dhe e lire nga zgjedha e oligarkive financiare. Një organizatë e re e Evropës që merr parasysh mbrojtjen e te mirave tona të përbashkëta, të sigurisë tonë ushqimore, të mjedisit tonë të kërcënuar në veçanti nga marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe nga ultraliberalizmi”.
Emigrantët janë simbol i hipokrizisë së BE-së: askush nuk i do, por vetëm Salvini dhe Orban e pranojnë ketë. A jeni dakord me mendimin e atyre që besojnë se Evropa rrezikon të shpërtheje për shkak te çështjes se emigrantëve?
“Emigracioni është një fenomen me rëndësi të madhe që prek të gjithë. E dimë këtë sepse ve ne rrezik sistemet tona ekonomike dhe sociale dhe identitetet tona. Ajo që emigracionistet e BE-se nuk e kishin parashikuar është se kjo valë do t’i kishte nxjerrë institucionet e tyre jashtë loje, duke provokuar revoltën legjitime të popujve “.
Çfarë zgjidhjesh propozon për të frenuar pushtimin nga ekstrakomunitaret?
“Është një çështje vendosmërie. Salvini dhe Orban tregojnë rrugën:kane ditur te thone jo”.
Ndjenja anti-emigrant është në baze te dështimit të së majtës evropiane. Ky dështim është dashur më shumë për kërcënimin terrorist, për mungesën e mbrojtjes që e majta ka bërë për kulturën dhe traditat evropiane dhe të krishtera apo për krizën ekonomike?
“E Majta ka tradhtuar popullin. Ka harruar se solidariteti dhe socialja janë zgjerimi i ndjenjës kombëtare. Duke mbështetur emigracionin e pakontrolluar, ajo ka lënë pas dore industrinë e madhe dhe ka mbështetur uljen e pagave dhe, me globalizimin e përfitimeve sociale, ka nxitur kolapsin e sistemeve tona sociale. Është legjitime që njerëzit të drejtohen tek ne “.
Ke ndryshuar mendje për euron apo dalja nga monedha e vetme është ende prioritet për ju?
“Nuk kam ndryshuar mendje. Euro është një monedhë e papërshtatshme për ekonomitë tona dhe, për rrjedhojë, një instrument për të varfëruar vendet tona. Duam të rimarrim sovranitetin tonë sipas një programi që do të fillojë me kufijtë dhe do të përfundojë me çështjen e parasë. Kjo çështje duhet të vendoset me qetësi dhe të studiohet me të gjitha vendet e interesuara ».
Europa është vrare nga burokratët e Brukselit të cilët mendojnë vetëm për bankat apo nga shtetet te veçanta që mendojnë vetëm për punët e tyre?
“Sistemi i vendosur nga Brukseli është ndërtuar për ti garantuar elitave një qeveri të përjetshme: Barroso i cili ka pasur një punë në një bankë biznesi dhe Macron i cili ka pak q ka ikur janë shembuj të qartë se si BE tradhton idenë Evropiane. Na takon ne ta ringjallim».
A besoni se Merkel është në fund të mbretërimit të saj njëzetvjeçar?
“Merkel është një kancelare e paqëndrueshme. Koalicioni i saj është i brishtë dhe është I kontestuar dhe nga partia e saj: është koha për të mbyllur këto paranteza, qe ka pare te vendosej një disekuiliber në favor të Gjermanisë dhe në kurriz të të gjitha shteteve të tjera Anëtare. Të gjitha vendet, përfshirë Gjermaninë, kanë një interes afatgjatë për të ribalancuar Evropën “.
Adf mund të bëhet partia e shumicës në Gjermani. A nuk keni frikë nga ekstremi I djathte Gjerman?
“I mirëpres sukseset e partive kombëtare kudo që ndodhin në Evropë. Thirrja për kthim ne vitet ’30 sot në Evropë është qesharake “.
Çfarë pozicioni mendoni se Evropa duhet të ketë në lidhje me NATO-n dhe SHBA-te?
“I takon çdo vendi të gjejë vijat politike për të mbrojtur interesat e veta. Duhet të çlirohemi nga tutela amerikane dhe të dalim nga logjika e aleancave anakronike ushtarake që na angazhojnë në luftëra që nuk na përkasin».
Po me Putinin dhe Rusinë?
“Duhet të rivendosim marrëdhëniet me Rusinë në përputhje me interesat tona diplomatike dhe tregtare, për këtë duhet t’i japim fund sanksioneve ekonomike, të cilat tani janë duke na dëmtuar”.
A është Brexit një mundësi për të bërë një Evropë të vërtetë, tani që u çliruam nga Londra, e cila ishte kolona e pestë e SHBA në BE?
“Brexit duhet të analizohet si dështim i sharmit të Bashkimit Evropian. Anglezet na dhanë një mësim të mirë të pavarësisë që na impenjon të kalojmë në një mënyrë tjetër të bashkëpunimit evropian. Britania e Madhe mbetet një partner i vendeve tona dhe, në kuadrin e një Europe à la carte, do të jemi në gjendje te rilidhim një bashkëpunim të dobishëm”.
Dështimi i shoqërisë multietnike apo mosbesimi ndaj financave: cilit i atribuohet rënia e popullaritetit të Macron në Francë?
“Maska ka rënë. Prapa premtimeve per arritje ekonomike tani shfaqen financa grabitqare dhe bankier biznesesh. Macron është Renzi francez dhe do të përfundojë si ai ».
Në Itali thuhet se me Makronin francezët janë bërë armiqtë tanë akoma më shumë se gjermanet: Gabohemi apo kemi të drejtë?
“Deklaratat ofensive të Macron nuk përfaqësojnë Francën,qe ne te vertete e sheh Italine ndonjëherë me habi dhe admirim për shembullin që po jep”.
Perse keni humbur zgjedhjet kundër Macron? Pse keni ndryshuar emrin tuaj?
“Macron është një mutacion i afte i sistemit dhe kjo përkohësisht i ka lejuar atij të qëndrojë në pushtet. Kemi pasur kundër koalicionin e të gjitha interesave në loje, mund të jetë gjithashtu edhe kjo që Franca nuk ishte ende gati të besonte në ndryshim. Ajo që po ndodh në Evropë do t’i ndihmojë francezët të hapin sytë. Ndryshimi i emrit është gdhendur në ri-themelimin e lëvizjes sonë. Është një hap thelbësor që duhet ta lejojë atë të bëhet një lëvizje jo vetëm opozitare, por qeverisëse, e aftë të ribashkoje një maxhorance të francezeve rreth një projekti “.
Lega po pëson një ofensivë gjyqësore mbi paratë, ju gjithashtu: A është e rastësishme apo a ka ndonjë përpjekje për të ndaluar populistët?
“Nëse sistemi qeveris shumë keq, mbrohet mirë dhe përpiqet me të gjitha mjetet për tu hequr popujve fitoret e tyre elektorale. Këto përndjekje gjyqësore që prekin agresionin kanë për qëllim vënien e shiritit në lëvizjet kombëtare “.
A do të jetë Marion trashëgimtarja juaj?
“Mbesa ime Marion, e cila është shumë e talentuar, ka vendosur të devijojë nga politika dhe e respektoj zgjedhjen e saj. Sidoqoftë, besoj ngushtësisht se ajo që ka rëndësi nuk janë njerëzit, por idetë ».
Veritas.com.al/