Marine Le Pen, lidere e partisë ‘National Rally’ në Francë, gjatë një interviste ekskluzive për Breitbart News i bëri thirrje të Hënën presidentit Francez Emmanuel Macron që të japë dorëheqjen, por ajo tha se Macron nuk ka as nderin dhe as forcën e mjaftueshme që të njohë atë që di gjiothë bota: se ai ka dështuar.

Në Mbretërinë e Bashkuar, theksoi Le Pen, David Cameron u tërhoq si kryeministër kur populli britanik votoi për t’ u larguar nga Bashkimi Evropian në vitin 2016. Dhe në vitin 2019, theksoi Le Pen, kryeministre Theresa May shpalli planet e saj për t’ u larguar pasi Partia e Brexit mundi partinë e saj dhe të tjerat në zgjedhjet e Mbrtërisë së Bashkuar për Parlamentin Europian.

Macron humbi thellë zgjedhjet franceze për në PE.

Le Pen  tha për Breitbart News se Macron duhet ” përfundimisht”  të ndjekë Cameron dhe May dhe të largohet nga presidenca Franceze. ” Por Macron nuk ka as ndershmërinë që ta bëjë këtë, por as kurajën që ta bëjë”, tha Le Pen.

Veritas.com.al/