(FOTO: Marine Le Pen)/

Kompania e investimeve të programeve inteligjente kompiuterike “Leonie Hill Capital” ka parashikuar se Marine Le Pen e Frontit Nacional në Francë, do të shokojë gjithë botën me fitoren elektorale trullosëse si  Presidente e Francës.

Arun Kant, shef ekzekutiv dhe shef i zyrë së Investimeve në Leonie Hill Capital, tha se sistemi AI, i cili shikon përtej malit të dhënat e trendit të parashikuar, shikon fitore për zonjën Le Pen në raundin e parë dhe të dytë si presidente e Francës këtë vit. Kant tha se Le Pen do “të kalojë” të gjithë kundërshtarët në raundin e parë dhe do të trullosë anketuesit në raundin e dytë- raportoi CNBC.

Kant tha se modeli AI thotë se Le Pen, e cila aktualisht kryeson sondazhet, do të marrë rreth 28 për qind të votave që në raundin e parë, duke mundur lehtësisht rivalin e saj kryesor, kandidatin e pavarur Emmanuel Macron, për të cilin modeli AI parashikon se do të marrë 19 deri 20 për qind; dhe Republikanin konservator François Fillon që thotë se do të marrë 16.8 për qind.

/Veritas.com.al/