Kandidate për Presidente në Francë, Marine Le Pen, ndodhet në Bejrut për të takuar krerët e shtetit të Libanit dhe liderët kryesorë të Kristianëve.

Lider e Frontit Nacional në Francë, shpreson se rrit kredencialet si mbrojtëse e Kristanëve në Lindjen e  Mesme për zgjedhjet presidenciale që po vijnë me 23 Prill.

Sipas polleve, Le Pen është kandidatja që kryeson. Ajo po përparon në qëllimin e saj anti- emigrant dhe platformën kundër Bashkimit Europian, që kritikët e quajnë një ide islamofobike dhe ksenofobike.

Ajo ka mbërritur në Bejrut që të Dielën dhe do të vazhdojë vizitën dy ditë, fillimisht me presidentin Libanez Michel Aoun, kryeministrin Saad Hariri, Ministrin e jashtëm Gibran Bassil, Patriarkun e Kristianëve Maronite, Bechara al-Rai, dhe politikanin Libanez Kristian Samir Geagea.

Lebani është një ish protektorat Francez. Kristianët e këtij vendi prekj kohësh po kërkojnë siguri nga Franca kundër turbullirave në Lindjen e Mesme.

/Veritas.com.al/