Shkëndia e zjarrit e Frontit Nacional Francez- siç e quajnë- dhe mbesë e marine Le Pen, zonja Marion Maréchal-Le Pen ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika duke paraqitur arsye personale.

Zonja Maréchal-Le Pen e bëri deklaratën të Martën pasdite. Ajo tha se nuk kërkon post në zgjedhjet legjislative të Francës që do të zhvillohen muajin e ardhshëm. Ajo i tha shtypit se dëshiron të kalojë më shumë kohë me fëmijën e saj të vogël dhe të arratiset nga ‘vorbulla’ e jetës politike- raporton ‘Le Figaro’.

/Veritas.com.al/