Nga Mark Deda

Unë qe ju shkruaj quhem Emigrant, mbiemri: I Braktisuri. Kisha shume deshirè te isha me daten 2 Mars nè Shqiperi . Kete deshire e kam qe nga viti 1994 qe te isha cdo 2 mars nè shqiperi. Por nuk eshte e mundur, sepse jeni te gjithe, ju klasa politike qe jo vetem nuk me thirrèt te kthehem ne shkodren teme por as nuk deshtet te ja dini ku jam , ku po jetoj , ku po lodhem, ku po me merr malli , dhe ku do lindin femite e mi shqiptar nè rrugat e botes. Une aty isha dhe ne mjegullat dhe tymrat e viteve 90-te , nuk me tha askush mos ik .Aty ju lashe detin, lumin, malin, fushat , mineralet, energjite , aty lashe dhe prinderit . I keni prerè pyjet, ja nderruat rrjellen lumit , betonuat bregdetin, grabitet gjitha mineralet dhe pasurite e vendit tim , dhe prinderve duhet ti ndihmoj qe te blejne ilaqet se buken thate e blejne vete se kaq mundsi kam dhe unë. Jam puntor i thjeshte dhe aq fitoj .

Zt President sa do doja te isha ne shqiperi me dy Mars me gjithe shoket e shoqet e mia qe kemi ikur dhe na keni bragtisur tesh 30 vjet. Sepse sikur te ishim ne sot atje, edhe pse sot kemi moshe me te vjeter, do u rrebelonim sikur nè vitet 90-te. Dhe nuk do benim rrevolucion nè mes te Tiranes ose para Prsesidences , por do sulmonin cdo hotel , vilè , makine dhe pasurite e gjithe atyre politikaneve qe kane mashtruar poshteruar grabitur kete popull te shkret.

Pra , duhet te jeni te gezuar qe une nuk jam dhe nuk vi me daten 2 Mars.

Sepse Po te isha une Emigranti i Braktisur , ju do me quanit kriminel dhe historia hero. Do behesha Tank , Rrufe , Dallgè, Termet, Atentator, dhe do shkrumoja gjithça qe keni ndertuar mbi shpatullat e popullit keto 30 vite.

Zt President , unë nuk vi sepse kam tre femije qe kane akoma kane nevoje ti bie ushqim ne tavolinen familjare. Nuk e kam personale me ju , e kam me ato qe e keni ju dhe me ato qe e kane me ju. E kam me gjithe ato qe nè asnje 2 Mars nuk me kane thirrur. Zt President uroj qe shqiperia ti kthehet shqiptareve qe e duan dhe nderojne shqiperine dhe miliona Emigrant te braktisur

Veritas.com.al/