(FOTO: Mark Levin)/
Mark Levin, jurist, shkrimtar, analist, anëtar i stafit të presidentit Reagan dhe drejtues i një programi në radio, thotë se ish presidenti amerikan Obama është i plagosur nga skandalet dhe aferat. Në programin e tij në radio, Mark Levin ekspozoi se Barack Obama përdori administratën shtetërore dhe establishmentin e tij për të spiunuar presidentin Donald Trump.
Mbrëmë, në radio shoë, Mark Levin i orientoi Republikanët e Kongresit që të fokusoheshin në akuzat pa histori që ekzistojnë ndaj Session dhe raporteve me Rusinë,në vend që vëmendja të ishte te një “grusht shteti në heshtje” që u organizua nga Obama.
“Kjo është shumë e rëndësishme. Secili po humb në një pikë. Skandali i pabesueshëm ka ndodhur kur administrata Obama ka hetuar mbi zyrtarët e lartë të fushatës elektorale të Trump, ndoshta edhe mbi vetë Donald Trump gjatë rrugës në fushatën zgjedhore”
Dëgjoni nga WSJ,sot. “Shtetet e Bashkuara kanë ushtruar përgjime mbi kontaktet e Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Session me ambasadorin e Rusisë në kohën që po këshillonte Donald Trump në fushatën elektorale,sipas njerëzve shumë afër me çështjen”.
Ata kanë hetuar mbi senatorët në detyrë të shteteve të Bashkuara, dhe nuk paskan bërë asgjë? Ata kanë përgjuar mbi Prokurorin e Përgjithshëm në detyrë,dhe nuk paskan bërë asgjë? A nuk iu duket e tmerrshme dhe shokuese?
Siç tha vetë Mark Levin, kjo është fjalë për fjalë: Watergate!