Është zbardhur marrëveshja që ka firmosur Komisioni i Rithemelimit të PD-së me Lëvizjen Soclaiste për Integrim për zgjedhjet e 6 Marsit, nën emrin “Shtëpia e Lirisë”.

Në marrëveshjen e firmosur nga grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LSI, të dyja palët theksojnë se po bashkohen për të sjellë ndryshimin në vendin tonë.

Në dokument sqarohet se “drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë e përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit”.

“Sot më datë 31.1.2022, ne partitë politike të mëposhtme: Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë. Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë. Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama. Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime…”, shkruhet në marrëveshje.