Në Stamboll është zhvilluar marshi ‘për demokraci’, ku morën pjesë qindra-mijëra qytetarë për të shënuar përvjetorin e parë të tentativës së grusht-shtetit të 15 korrikut të vitit të kaluar.
Në marshimin e përvjetorit ka marrë pjesë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoga, i cili ka kaluar mbi Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut (Ura e Bosforit), për t’iu bashkangjitur të tubuarve në Stamboll, ndërsa është shoqëruar nga e shoqja Emine Erdogan, të afërmit e dëshmorëve dhe veteranë-, raporton AA.
Programi për shënimin e përvjetorit të tentativës për grusht-shtet mbahet në hyrje të Urës së Bosforit nga pjesa aziatike e Stambollit, ku për të ofruar siguri janë angazhuar 25.000 policë dhe mijëra pjesëtarë të shërbimeve mjekësore dhe të tjera.
Erdogan iu tha marshuesve, duke iu drejtuar popullit turk, me fjalët: “Ju shpëtuat të ardhmen e Turqisë’. Ndërsa opozita paralajmëroi se ‘po humb demokracia’ në Turqi.
Grushti i dështuar i shtetit ëhstë vënë në dyshim nga media, institucione dhe shumë qarqe turke e botërore, si një akt i përgatitur nga vetë Erdogan për të rritur sundimin e tij në Turqi.
Gjatë tentativës për grusht-shtet vitin e kaluar në Turqi humbën jetën 250 persona dhe u plagosën rreth 2.200 njerëz të tjerë.
Veritas.com.al/