Martin Shkreli, i cili ndryshe njihet edhe si ‘shqiptari më i urryer’ në botë, është shpallur fajtor për tri akuza nga Gjykata e Bruklinit në Nju Jorkut.

Me vendim të gjykatës, Shkreli është gjetur fajtor për tre pikat e akuzës, dy akuza kanë të bëjnë fajtor për mashtrim me letra me vlere dhe një për mashtrim.

Prokurorët e akuzuan Shkrelin se kishte marrë në mënyrë të paligjshme para nga kompania e tij e barnave për të paguar investitorët në dy fonde të dështuara që ai menaxhonte.

Por mbrojtja, këmbëngul se investitorët i kishin marrë paratë e tyre, madje kishin dalë me shumë fitim. Pas shpalljes së tij fajtor, Shkreli mund të vuajë dënimin prej disa viteve burg. Shkreli u bë shqiptari më i urryer në botë, pasi bleu monopolin e një ilaçi jetik kundër SIDA-s dhe kancerit, i cili brenda ditës rriti çmimin nga 13 në 750 dollarë për një pilulë të vetme, duke shkaktuar zemërim ndaj tij në tërë botën.

Veritas.com.al/