( FOTO: Autori i vrasjes, Ridvan Zyka)/
Të shtëna të frikshme me armë kanë tmerruar sot pasdite Vlorën; dyshohet për tetë të vdekur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Resulaj pak minuta më parë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa dyshohet se kane humbur jetën 8 persona. Burime për median bëjnë me dije se ka dyshime që viktimat janë pjesëtarë të dy fiseve. Po ashtu ka dyshime se ka qenë një person, një 24-vjecar, që ka hapur zjarr kundër disa të tjerëve; thuhet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Burime policore bëjnë me dije se aktualisht forcat e policisë, RENEA dhe FNSH janë në terren për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ngjarja u raportua rreth orës 18:10 minuta të pasdites së sotme (10 gusht).
Policia e Vlorës konfirmon se autori i ngjarjes është 24-vjeçari, Ridvan Zyka, i cili dyshohet se i ka vrarë viktimat me armë zjarri automatike.
I riu dyshohet të jetë me të meta mendore.
Mësohet se edhe 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ngjarja.
Autori ka lidhje farefisnore të brezit të dytë me viktimat. Viktimat janë kushërinj të parë dhe vëllezër me njëri-tjetrin.
Policia
Policia ka shkuar në vendin e krimit dhe ka nisur puna për arrestimin e tij, ndërsa në aksion janë angazhuar forcat e policisë së Vlorës, RENEA, FNSH dhe Delta. Kontrolle të shumta po zhvillohen në zonë nga toka dhe nga ajri.
Autori i ngjarjes dyshohet të jetë ende i armatosur, çka mund të përbëjë rrezik për forcat e rendit.
RENEA-s dhe FNSH i është urdhër që t’i përgjigjen me zjarr 24-vjeçarit i cili është një rrezik permanent edhe për jetën e efektivëve, pasi ka kryer masakrën me tetë të vdekur pak minuta më parë në qendër të fshatit Resulaj të Selenicës.
Veritas.com.al/