Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Memaliajt.

Pak para mesnate dyshohet se tre persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja e rëndë, për të cilën ende nuk ka shumë detaje, mësohet të ketë ndodhur pranë godinës së bashkisë Memaliaj.

Janë identifikuar tre viktimat e vrasjes së trefishtë në Memaliaj.

ABC News mëson se si pasojë e të shtënave me armë, kanë mbetur të vrarë: Shyqyri Kalemi, Marsel Cela si edhe Gledian Muka.

Plagë nga plumbat ka marrë edhe Artur Kalemi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.