Tre persona janë vrarë në një sulm me thikë në qytetin francez të Nicës, tha policia.

Kryebashkiaku i Nicës, Christian Estrosi tha se gjithçka tregonte për një “sulm terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.

Policia tha se një gruaje i ishte prerë koka në sulm dhe z. Estrosi foli për “islamofashizëm”. I dyshuari u ndalua menjëherë pas sulmit.

Prokurorët kombëtar anti- terror të Francës hapën një hetim vrasjeje.

Kryetari i bashkisë u tha gazetarëve se i dyshuari kishte “përsëritur pafundësisht ‘Allahu Akbar’ (Zoti është më i madhi) kur ai po trajtohej në vendin e ngjarjes”.

Zoti Estrosi tha se një nga të vrarët ishte kujdestari në bazilikë.

Ministri i brendshëm u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën në qendër të qytetit Riviera Franceze. Gérald Darmanin tha se po organizonte një takim krize në ministrinë në Paris.

Një minutë heshtje u mbajt në Asamblenë Kombëtare, ku Kryeministri Jean Castex sapo kishte dhënë detaje të masave të bllokimit që hynin në fuqi të Enjten mbrëma.

“Pa diskutim që kjo është një sfidë e re shumë serioze që po godet vendin tonë,” tha ai, duke apeluar për unitet dhe kohezion.

Nice ishte shënjestra e një prej sulmeve më vdekjeprurëse të Francës në vitet e fundit, kur një tunizian 31-vjeçar drejtoi një kamion në turma duke festuar Ditën e Bastiljes në 14 korrik 2016, duke vrarë 86 njerëz.

VERITAS.COM.AL