-Pas rasigurimit të Draghit dhe rënies së tensioneve midis Romës dhe Brukselit, gjigandi amerikan blen Btp dhe shet Bund-

Camilla Conti/ 

Ndërhyrja e të enjtes së kaluar nga presidenti i BQE, Mario Draghi, qëlloi në shenjë.

Sepse në katet e sipërme të Blackrock-ut ka nisur “kundërurdheri, shokë”: blini BTP, shisni Bund gjermanë.

Po flasim për kompaninë më të madhe të investimeve në botë, të aftë për të spostuar masa te miliarda dollarëve me një klik. Një lloj eksploruesi tregu qe, kur luan rolin,ndiqet nga afër nga investitorë të tjerë ndërkombëtarë, por edhe një interlokutor strategjik i qeverive dhe autoriteteve. Gjigandi i udhëhequr nga Larry Fink menaxhon mbi 6 trilion dollarë në fondet e përbashkëta dhe pas Draghit ka përditësuar tregun e tregut për investimet e tij të ardhshme në borxhet sovrane në botë. Në shënimin e tij mbi të ardhurat fikse të lëshuara pas takimit të së enjtes në Frankfurt: “Sa i përket pozicionimit, mbajmë një pozicion të vogël të gjatë në titujt e qeverisë italiane, ndersa një të shkurtër në Bund gjermanë dhe mbajmë pozicione te zgjedhura në obligacionet e shoqërive evropiane”.

Po pse gjiganti amerikan ka ndryshuar strategjinë? Guvernatori i BQE-së konfirmoi politikën monetare me mbylljen e programit të lehtësimit sasior dhe riblerjen e letrave me vlerë tashmë në portofol (gjithsej 2,600 miliardë euro) për një periudhë që analistët e interpretuan në dy vjet, në fund të vitit 2020. Për më tepër Draghi tha se BQE “posedon instrumente për te përballuar  çfarëdo renie të ardhshme”, një frazë e marrë menjëherë nga faqet financiare amerikane. Blackrock pra beson se Eurotower do të mbajë “një qasje kaotike dhe të matur përpara se të tërhiqet ne mënyrë definitive nga politika monetare ekspansive”. Sigurisht, Draghi ka edhe rishikuar nga rënia vlerësimet mbi rritjen evropiane, por investitorët amerikanë (dhe jo vetëm) kanë çmuar rënien e tensionit ndërmjet Romës dhe Brukselit mbi raportin e deficit / PBB që redukton rrezikun e një Italexit nga euro.

Më mirë vonë se kurrë. Duke pasur parasysh se në disa muaj, spread-i midis titujve te Shtetit, italiane dhe gjermane ne dhjete vjet është rritur nga 120 në 300 me efektin që PBB kishin qene objekt i shitjeve të mëdha në treg, veçanërisht nga të mëdhenjte e huaj të cilët i ishin druajtur nje daljeje te vendit nga eurozona. Nga maji e tutje, sipas të dhënave të Bankitalia, ekspozimi i tyre në Bot dhe PBB rezulton i ulur me 68 miliardë.

E njëjta muzikë është luajtur ndërmjet kursimtarëve të vegjël privatë – familje dhe ndërmarrje – ekspozimi i të cilëve ka rene me rreth 5 miliardë. Për shkak se rritjet e rendimentit janë shoqëruar me një luhatshmëri më të madhe që mund të ndikojë negativisht në përfitimin nëse klienti dëshiron të likuidojë investimin para maturimit.

Dje në mëngjes, megjithatë, rendimenti në PBB dyvjeçar ka arritur një minimum prej 0.45%, duke cuar në nivele që nuk ishin parë qe në fund të majit, me spread-in e mbyllur në 270 pikë. Rendimenti 10-vjeçar që ka përfunduar seancën në 2.95 për qind mbetet nën pragun prej 3%.

Veritas.com.al/