Bilanci i viktimave të sulmit me armë të ndodhur në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes, (22 mars 2024) ka shkuar në 93 të vrarë mes tyre dhe 3 fëmijë. Më shumë se 145 janë të plagosurit.
Deri tani 11 të arrestuar, mes tyre 4 terroristë! Dy me pasaporta nga Taxhikistani. Agjencia ruse e sigurisë informon se sulmuesit të cilët u arrestuan në rajonin e Bryansk mëngjesin e sotëm “kishin synim të kalonin në Ukrainë” dhe kishin “kontakte me palën ukrainase”, citon Ria Novosti
Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar për sulmin terrorist në Moskë. Sipas autoriteteve ruse 4 prej tyre morën pjesë drejtpërdrejt në sulmin terrorist në vendin e koncertit “Crocus”, ku mbetën të vdekur mbi 90 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Për arrestimin e terroristëve, kreu i shërbimit inteligjent rus, Aleksandër Bortnikov, tha se ka informuar presidentin rus Vladimir Putinin.
Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, nëpërmjet një postimi në Telegram, në të cilin grupi pretendonte se personat e armatosur kishin arritur të arratiseshin më pas.
SHBA beson se pas sulmit është Shtetit Islamik por Rusia ende nuk ka komentuar. Kievi ka mohuar të jetë pas këtij atentati. Nga ana tjetër ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev paralajmëroi Ukrainën se nëse kishte gisht në sulm, do të merrte përgjigjie “shkatërrimtare”.
Javë më parë, SHBA paralajmëroi Rusinë se mund të ishte shënjestër e sulmeve terroriste.
Videot e shpërndara në rrjetet sociale treguan persona të armatosur teksa hyjnë në sallë hapin zjarr, përpara fillimit të një koncerti nga grupi muzikor rus, Piknik. Në pamje, shihet momenti kur 6200 të pranishëm që po ndiqnin koncertin, të tmerruar tentojnë të largohen për të shpëtuar jetën.