Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha iu përgjigj interesit të medias lidhur me atentatin e një dite më parë në Shkodër, ku 3 persona humbën jetën, mes tyre një grua e pafajshme.
“Dje të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.
Ata janë atje për të bërë detyrën e tyre, dhe shumë shpejt do kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje” tha Hoxha.