Masazhimi i këmbëve është një metodë alternative e shërimit që është zbatuar që nga kohët e lashta. Procesi është i lidhur me procesin e lashtë e shërimit të akupunkturës dhe përqendrohet në stimulimin e trupit për të arritur ekuilibrin, relaksimin dhe shërimin.
Shumë njerëz e kanë provuar këtë metodë dhe pretendojnë se ajo është shumë efektive dhe e dobishme. Hulumtime shkencore kanë provuar se ky masazh
jep katër efekte pozitive mbi trupin tonë:
Regullimin e presionit të gjakut dhe uljen e nervozizmit Efekte pozitive tek pacientët me sëmundjet e veshkave
Uljen e dhimbjeve në rastin e sëmundjeve: AIDS, dhimbje gjoksi, diabet, gurët në veshka dhe osteoarthrit.
Përmirësim të funksionit të zorrëve.
Ja si duhet t’i masazhoni këmbët:
Zonën e thembrave: nëse masazhoni zonën e thembrave, do të stimuloni largimin e toksinave nga trupi.
Pjesën e brendshme e këmbëve: nëse stimuloni këto zona do të rrisni nivelin e energjisë.
Qendrën e këmbës: kjo zonë është qendra e mbaresave nervore të cilat janë të lidhura me diafragmën. Masazhi i kësaj zone lehtëson trupin nga stresi apo tensioni.
Baza e gishtit të madh: gishti i madh është i lidhur me gjëndrën tiroide. Nëse masazhoni atë, ju do të relaksoheni dhe do të luftoni stresin dhe tensionin.
Qendra e gishtit të madh: ky vend është i lidhur me gjëndrën e hipofizës, e cila është gjëndra përgjegjëse e hormoneve. Masazhoni këtë vend nëse jeni duke përjetuar mosbalancim hormonal.
Nëse simuloni gishtin e madh, mund të zvogëloni impulset e urisë. Masazhi i këtij gishti do të rregullojë oreksin dhe në këtë mënyrë t’ju çojë në humbje peshe, e kombinuar me ushtrimet e duhura.