BREITBART, 6 prill 202072
ROME – Matteo Salvini, udhëheqësi i partisë opozitare të Italisë, ka bërë thirrje që kishat të hapen për Pashkë, duke këmbëngulur që njerëzit duhet të jenë në gjendje të kujdesen për shëndetin e tyre spiritual ndërsa kujdesen për trupin e tyre.
“Unë nuk mund të pres shkencë – dhe gjithashtu Zotin e mirë, sepse shkenca vetëm nuk është e mjaftueshme – për ta mposhtur këtë përbindësh që të mund tjaëdalim përsëri,” tha Z. Salvini në televizionin kombëtar. “Pashka po vjen dhe ne gjithashtu kemi nevojë për mbrojtjen e Zemrës së Papërlyer të Marisë.”
“Unë mbështes kërkesat e atyre që kërkojnë të marrin pjesë në meshën e Pashkëve, në një mënyrë të rregullt,të kompozuar dhe të sigurt, ndoshta edhe në grupe prej tre, katër, ose pesë,” tha Salvini. “Mund të shkosh te duhanshitësi sepse njerëzit nuk mund të rrinë pa cigare, por për shumëkënd kujdesi për shpirtin është po aq i rendesishem sa edhe kujdesi për trupin”.
“Shpresoj se do të gjejmë një mënyrë që besimtarët të shkojnë në kishë,” tha ai. “Një apel u është dërguar Ipeshkëve për t’i lejuar besimtarët të hyjnë në kishë pasi u lejohet të shkojnë në supermarket, duke respektuar distancat, me maska dhe doreza, dhe në një numër të kufizuar.”
“Pashka, ringjallja e Zotit tonë Jezu Krishtit, mund të jetë një moment shprese për të jetuar për miliona Italianë,” tha Salvini.
Javën e kaluar, qeveria Italiane deklaroi se lutja në kishë nuk është një arsye e mjaftueshme për të dalë nga shtëpia për dikë nën bllokimin e koronavirusit,në dallim nga aktivitete të tilla si blerja e cigareve ose gazetave, shëtitja e qenit ose shkuarja në supermarket.
Shumë katolikë Italianë po shprehin zhgënjimin e tyre nga lidershipi i Kishës përballë shkeljeve të lirisë fetare, përfshirë klasifikimin e adhurimit si një veprimtari jo thelbësore.
Elisabetta Valgiusti, themeluese e një grupi të avokatimit katolik të quajtur Save the Monasteries, ka nisur një peticion duke u kërkuar Ipeshkëve të rikthejne Meshat dhe sakramentet e tjera te besimtarët gjatë mbylljes së koronavirusit.
“Ne bëjmë thirrje për njohjen e nevojës personale të secilit anëtar të besimit katolik për të marrë pjesë në meshën e Shenjtë në mënyrë që secili person të mund të adhurojë në mënyrë aktive duke respektuar legjislacionin aktual”, thuhet në peticion, të cilin e kanë nënshkruar shumë klerikë dhe laike.
“Prandaj, ne kërkojmë urgjentisht nga autoritetet kompetente, si kishtare ashtu edhe civile, të rifillojnë festimet liturgjike me pjesëmarrjen e besimtarëve, veçanërisht Meshës së Shenjtë, gjatë ditëve të javës dhe të dielave, duke miratuar dispozitat e duhura për direktivat për urgjencën shëndetësore Covid-19 , ”thuhet në të.
Katolikët në Shtetet e Bashkuara kanë nisur një apel të ngjashëm në formën e një letre të hapur drejtuar Ipeshkëve Amerikanë, duke lypur rikthimin e sakramenteve te besimtarët.
“Diçka është tmerrësisht e gabuar me një kulturë që lejon klinikat e abortit dhe dyqanet e pijeve të mbeten të hapura, por mbyllin vendet e adhurimit,” thuhet në letër. “Ndërsa siguria dhe bashkëpunimi me autoritetet civile janë të domosdoshme, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të pasur akses në atë që është thelbësore për jetën tonë shpirtërore. Sigurisht që nuk duhet ta privojmë vullnetarisht veten nga sakramentet ”.
“Peshkopë, ne kopeja juaj besnike, ju lutemi të bëni gjithçka që mundeni për ti bërë sakramentet më të disponueshme për ne gjatë kësaj krize,” thuhet në letër.
Në listën e kërkesave për peshkopët, letra i nxit ata të kërkojnë që autoritetet civile “të njohin shërbimet fetare si shërbime thelbësore”, një dispozitë në thelb e lirisë fetare si dhe debate të kohëve të fundit në lidhje me natyrën thelbësore të adhurimit për njerëzit e besimit .
VERITAS.COM.AL