Ministri italian i Brendshëm populist Matteo Salvini është paraqitur si fytyra e re e një supergrupi sovranist-populist në zhvillim në Evropë, sipas deputetit të Partisë Austriake të Lirisë Harald Vilimnsky.
Zoti Vilimsky, i cili shërben si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë (FPÖ), tha se tre grupe të mëdha politike sovraniste-populiste në Parlamentin Europian do të paraqisnin një marrëveshje të re këtë muaj për të rritur bashkëpunimin ndërmjet tyre, raporton Omni.
Të tre grupet e përfshira thuhet të jenë populistja Evropa e Kombeve dhe e Lirisë (ENF), Evropa e Lirisë dhe Demokracisë (EFDD), dhe euroskleptikja Konservatorët dhe Reformatorët Evropianë (ECR).
Ndërkohë që ka pasur disa kalime me ENF – e cila ka Salvinin, Marine Le Pen, Geert Wilders dhe FPÖ si anëtarë – dhe EFDD, ndërsa deputetët e UKIP të ulur me të dy grupet, kane pasur pak lidhje formale midis te dyve .
ECR, e cila ka qenë shtëpia e anëtarëve euroskeptikë të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe për gati një dekadë, reagoi ndaj komenteve të Vilimskit duke thënë se njoftimi i bashkëpunimit të prillit ishte “lajm për ne”.
Populistja Demokratët e Suedisë (SD) është gjithashtu anëtare e ECR, por deputeti i SD, Peter Lundgren ka qenë në mëdyshje me pare mbi temën e një supergrupi të mundshëm të Parlamentit Evropian të vërejtur në mars, “Nuk do të jetë e mundur të formojnë një grup te gjere kritik te BE-së . ”
Gjatë disa muajve të fundit, zoti Salvini ka bërë disa takime të profilit të lartë me krerët e tjerë të partisë konservatore dhe populiste në të gjithë Evropën, që synojnë në avancimin e bashkëpunimit.
Në gusht të vitit të kaluar, Salvini u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili e quajti ministrin e brendshëm italian si “heroin tim”, për punën e tij në reduktimin e emigrimit të paligjshëm masiv përmes detit.
Në Tetor, Salvini i Leges u takua me kreun e National Rally Marine Le Pen dhe premtoi të krijojë një “front të lirisë” përpara zgjedhjeve të këtij viti të BE në Maj.
Pastaj në janar, ministri Italian u takua me anëtarët e partisë në pushtet në Poloni, Ligj dhe Drejtësi (PiS) ku ai edhe një herë foli për ndërtimin e një aleance duke thënë: “Unë do të doja që të ketë një aleancë të përbashkët të atyre që duan të shpëtojnë Evropën. ”
Me pezullimin se fundi të Partisë Fidesz të Kryeministrit Orbán nga Partia Popullore Evropiane (PPE) e qendrës, Orbán ka thënë se do të kërkojë të gjejë aleatë pas zgjedhjeve të Majit, duke thënë: “Hungaria është tepër e vogël për të imponuar opinionin e saj në Evropë. Mediat, OJQ-të, universitetet në Evropë janë të gjitha kundër nesh dhe mund të na shkatërrojnë. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për aleatë të fortë “.
Veritas.com.al/