Nënkryetarja e Alternative fur Deutschland (Afd) në Bundestag, Beatrix von Storch, ka kandiduar Matteo Salvinin për Çmimin Nobel për Paqe. “Si ministër i brendshëm i Italisë ka dhënë një kontribut të madh në sigurinë dhe stabilitetin e Evropës,” thotë politikania gjermane në një deklaratë. “Me mbylljen e kufijve italianë – shton ajo – ka ndaluar me sukses emigracionin e paligjshëm në Evropë dhe industrinë e emigrantëve, duke demonstruar se cilat politika të ndershme dhe të vendosura mund të bëhen”.

Von Storch është e bindur se “askush nuk mbytet në Mesdhe, nëse industria e refugjatëve dhe anijet e tyre nuk lejohen të vazhdojnë biznesin e tyre duke dhënë shpresë për hyrjen në Evropë”. Për këto arsye, shpjegon ajo “Propozoj Matteo Salvinin për Çmimin Nobel për Paqe për arsyen se i ka dhënë jetë një politike te stabilitetit për Evropën dhe për arsye se ka shpëtuar mijëra jetë njerëzore. Një shembull që edhe të tjerët duhet të ndjekin, “sugjeron eksponentja e Afd.

Veritas.com.al/