Media ka njoftuar se pritet ora 18.00 e paditës për të marrë vesh direkt vendimin e grupit parlamentar të PS ndaj fjalorit  ‘nxitës dhune’ të deputetit Lulzim Basha.

Seanca plenare, e cila pritet të rinisë në 18:00, duket se do të shkaktojë sërish debate, pasi Partia Socialiste pritet të kërkojë përjashtimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla konfirmon për median, se do të ketë kërkesë për përjashtim nga Kuvendi edhe për Kryetarin e PD, Lulzim Basha. PS e gjen të pavend gjuhën e përdorur nga kreu i opozitës, duke e konsideruar këtë të fundit si nxitës të akteve të dhunës.

Më herët Byroja e Kuvendit, përjashtoi për 10 ditë deputetin demokrat, Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë kryeministrin Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.

Veritas.com.al/