LONDER (Reuters)- Britania do të paraqesë ‘masa paraprake të arsyeshme’ në një seri pikash duke parë se si të përgatiten për një dalje të mundshme nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje formale divorci, tha sot zëdhënësi i Kryeministres Theresa May.

“Ka të bëjë me vendosjen e masave të arsyeshme në rast të një skenari jo-marrëveshje”, tha zëdhënësi për gazetarët kur e pyetën për planet e qeverisë për të dërguar “njoftime teknike”mbi përgatitjen për mungesën e një marrëveshjeje në gusht dhe shtator.

Zëdhënësi shtoi se ne kundërshtim me disa raporte të medias, nuk ka plane për të përfshirë ushtrinë në rast te mungeses se një marrëveshjeje’, veçanërisht persa i perket furnizimeve me ushqime.

Veritas.com.al/