Këtë të martë do të varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Nga ora 09:00 kanë nisur edhe homazhe që janë mbajtur në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Haxhi Thaçi do të prehet në varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.

Kujtojmë se një ditë më parë, gjykata Speciale, nuk i dha leje ish Presidentit Thaci, për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për babain e tij. Vendimi hasi në reagime të ashpra, kryeministri Rama e quajti gjykatën të turpshme, reagim që u shpërnda edhe nga Richard Grenell.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *