Aleks Marku i cili u arrestua dy ditë më parë pranë Shkembit të Kavajës në Durrës, do të qendrojë në burg. Vendimi u mor këtë të premte nga gjyqtari Shkëlzen Liçaj.
Ndaj 40-vjeçarit rëndojnë 3 akuza: Shkatërrim prone, prishje e qetësisë publike, mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve.
Aleks Marku mbajti peng në një apartament të marrë me qira dy fëmijët e tij të mitur 6 dhe 11 vjeç, ndërsa në një moment ka nisur të qëllojë me kallashnikovë brenda banesës. Dyshohet se 40-vjeçari ka qenë nën efektin e narkotikëve dhe është trembur nga imazhi i vetë në pasqyrë.
Në momentin e ngjarjes gruaja e tij Bardha Marku ka qenë në Itali.
Ajo ka kërkuar urdhër mbrojtje nga shteti ndërsa është shprehur se ka frikë për jetën e saj dhe fëmijëve kur ai të dalë nga burgu.
U larguam nga problemet këtu, vendosëm të jetonim në Durrës, të futemi në punë të dy dhe të bëjmë jetën normale. Ka 2 javë e gjysmë që jemi në Durrës. Në sy tanë nuk ka konsumuar kurrë lëndë narkotike. Edhe mund të ketë konsumuar mbrëmë se nervoz ishte. Kur isha në Itali shumë pak flisja më fëmijët. Dy ditët e fundit fare. Nuk i nxirrte dhe nuk tregonte vendin ku është, kishte frikë.
Ai peng nuk i ka marrë, se fëmijët ju ka bërë qejfin, me dalë… peng nuk i ka marrë peng, kemi rënë dakord edhe për ikjen time në Itali dhe që fëmijët të rrinin me të, ka qenë me miratimin e të dyve. Unë mendoj nga pija. Unë kërkoj urdhër mbrojtje nga shteti. Kam frikë kur të dalë nga burgu”, – është shprehur ajo.