(FOTO: Eshtrat dhe medalioni që ka mbajtur ushtari grek i rënë në Dragot të Tepelenës)/

Menjëherë pas përfundimit të takimit të ministrave të Jashtëm të  Shqipërisë dhe Greqisë, Bushati dhe Kotzias, kanë nisur komentet dhe ndërkohë rezultatet. Nea Demokracia, partia konservatore që pritet të marrë qeverisjen në Greqi, ka deklaruar se bisedimet janë zhvilluar në një skenë ‘të fshehtë’. As qytetarët shqiptarë nuk u informuar se çfarë ishte biseduar dhe vendosur.

Por një ditë pas përfundimit të bisedimeve, menjëherë nisën gërmimet për gjetjen e ushtarëve grekë të rënë në tokën shqiptare në Luftën e Dytë. Sipas marrëveshjes së mëparshme të qeverive, ushtarët grek do të varrosen në tokën shqiptare.

Në ditën e parë të kërkimeve për eshtrat e ushtarëve të rënë grekë gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë gjetur eshtrat e një ushtari grek.

Eshtrat që personifikojnë një ushtar rreth 1.75 të gjatë, janë identifikuar në bazë të medalionit që mbante ushtari gjatë betejës italo-greke.

Kërkimet po zhvillohen në fushën e Dragotit në rrethin e Tepelenës dhe vijnë pas marrëveshjes së Kretës midis Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e problemeve dypalëshe.

Veritas.com.al/