Merr fund arratia e Agim Kajmakut. Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës është arrestuar dhe tashmë ndodhet në ambientet e një spitali privat në Tiranë.  Mësohet se ndalimi i tij ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme. Ky eshte nje person tashme i njohur publikisht per shkak te falsifikimit te dokumenteve dhe aq me shume per shkak te arratisjes per t’i shpetuar Drejtesise.

Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar dhe që atëhere Kajmaku nuk u duk më, duke i shpëtuar për muaj me radhë uniformave blu.

Ai u denoncua  se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash. Greqia e shpalli të pafajshëm, ndërsa rezultoi e vërtetë që në vitin 2003 ai ishte në kërkim për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk u kap pasi ishte larguar për në Shqipëri.

Por në formularin e dekriminalizimin Kajmaku e fshehu këtë rast, duke ëuar në shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut . Kajmaku u shpall në kërkim pasi KQZ e shkarkoi, ndërkohë që ai vijoi të bëjë kryebashkiakun duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post.

Prokuroria e akuzon ish-kryebashkiakun për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Mesohet se Kajmaku u ndlua nga Policia mbreme gjate nje vizite ne nje spital privat ku ai kurohej per probleme ne zemer.

Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Përmes një njoftimi zyrtar Policia thekson se ekzekutimi i vendimit penal është bërë në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku aktualisht ish-kryebashkiaku po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore.

VERITAS.COM.AL/