Lajmi u bë i ditur nga Autoriteti Portual Durrës, duke cituar njoftimin e fundit të ngarkesave të së mërkurës.
Sipas kontrollorit online “Marine Traffic”, anija turke ka udhëtuar për 12 ditë nga porti ukrainas “Izmail”.
Sipas burimeve zyrtare pranë portit, bëhej me dije se ishin 3 mijë e 30 tonë grurë rifuxho.
Anija ishte nisur 13 ditë më parë.
Instituti i Statistikave (INSTAT), tregon se vitin e kaluar erdhi nga Rusia 46 për qind e totalit të drithërave të importuar, ndërsa 4 për qind erdhën nga Ukraina.
Parashikimet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural flasin për rreth 225 mijë tonë grurë nga sezoni i korrjeve.
Kjo e fundit, mbulon gjysmën e nevojës së tregut vendas, referuar kryesisht zonave rurale.
Sipas “marrëveshjes së grurit” midis Ukrainës, Turqisë, Kombeve të Bashkuara dhe Rusisë, të gjitha anijet që eksportojnë grurë ukrainas mbrohen nga një zonë tampon prej 10 miljesh detare (rreth 18.5 kilometra).
“Palët nuk do të përfshihen në asnjë sulm ndaj anijeve tregtare apo anijeve të tjera civile dhe objekteve portuale të përfshira në këtë nismë”, thuhet në dokumentin e titulluar “Procedurat për anijet tregtare”.
Vihet re se procesi kontrollohet nga Qendra e Përbashkët Koordinuese në Stamboll, e cila përfshin përfaqësues ushtarakë turq, rusë dhe ukrainas dhe përfaqësues të OKB-së.
SCC-ja do të sigurojë informacion mbi lëvizjen e planifikuar të anijeve përmes Korridorit Humanitar Detar për ushtritë ruse, ukrainase dhe turke për të parandaluar incidentet.
Siç vë në dukje “Reuters”, siguruesit dhe kompanitë e transportit detar kanë kërkuar më shumë detaje se si do të funksionojë korridori për anijet që lundrojnë në portet e Ukrainës ku lejohen eksportet e grurit.