(FOTO: Familjarët presin trupin e Fatonit në pikën kufitare Merdare)
Trupi i pajetë i shtetasit të Kosovës, Faton Hajrizit, që u vra në Lloznicë të Serbisë, ka mbërritur në Kosovë. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e MPJD.
Hajrizi u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik.
Ai ishte arratisur nga një burg në Kosovë më 6 korrik dhe u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.
Më 23 korrik, Arianit Koci, avokat nga Kosova, konfirmoi se ishte autorizuar nga familja Hajrizi për t’u angazhuar në procedurat e tërheqjes së trupit nga Serbia.