Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur sot në Rinas. Mësohet se zyrtarja e lartë gjermane u prit nga ministrja e Punëve të Jasthme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraff.
Pas pak minutash, sipas axhendës së njoftuar nga Kryeministria, Merkel do të takohet në Pallatin e Brigadave me kreun e qeverisë Edi Rama. Në orën 14.35, do të ketë një konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park.
Në lidhje me vizitën e kancelares, Policia e Shtetit ka bërë me dije planin e masave të sigurisë, ku njofton qytetarët për bllokimin e disa akseve rrugore dhe devijimin e lëvizjes së automjeteve.