Skandali me manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të Demokratëve Amerikanë, brenda për brenda, ku Hillary manipuloi primariet, ka përfshirë opinionin amerikan.

Pas kallëzimeve të Donna Brazile dhe Elizabeth Warren se Komiteti Kombëtar Demokrat (DNC) manipuloi primaret në zgjedhjet e vitit 2016 kundër Bernie Sanders, mbështetësit e Hillary Clinton u angazhuan në Tëitter për të shprehur zemërimin e tyre.

Ish kryetare e përkohshme e Komitetit Kombëtar Demokrat, Donna Brazile, ditët e fundit pohoi se ekipi i Hillary Clinton mori kontrollin e DNC para se të fitonte zgjedhjet primare kundër Bernie Sanders. Elizabeth Warren vërtetoi thëniet e Donna Brazile, duke kryesuar shumë mbështetës të Hillary Clinton që të shprehin zemërimin e tyre ndaj dy politikanëve Demokrat, përmes Tëitter.

Kandidati i dështuar Demokrat në zgjedhjet presidenciale të 2016, Howard Dean, në mënyrë jo korrekte tha se “askush nuk ka thënë se primariet u manipuluan”.

Pavarësisht nga kjo, ai ishte pajtuar me këtë fakt në një video para vetë Elisabeth Warren.

Veritas.com.al/