Shoferët u përballën dje me trafik kilometrik në aksin Tiranë-Durrës, pas për herë të parë protestuesit bllokuan autostradën. Qindra mjete mbetën në trafik, ndërsa protestuesit marshonin në drejtim të Rinasit.
Në këto pamje me dron të xhiruara nga Duli Kasmi, tregohet edhe radha kilometrike e mjeteve të ngecura në trafik.
Marshimi i protestuesve zgjati 5 orë, që nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek rruga pranë aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Ishte Policia e Shtetit që ndërhyri për herë të parë, duke mos e lejuar më marshimin e protestuesve deri në aeroport.
Komente