Mbështetësit e Presidentit Donald Trump janë mbledhur në Tulsa, Oklahoma, të Shtunën në përgatitjen për tubimin e shumëpritur të fushatës së presidentit.
Shumë nga përkrahësit e presidentit u mblodhën dy ditë përpara eventit, me disa madje qe u mbudhën që nga e hëna për tubimin e parashikuar të mbahej të Shtunën në mbrëmje në 8:00 pasdite.
Ngjarja, e cila është tubimi i parë i fushatës së Trump që nga koha kur pandemia e koronavirusit kinez goditi në Shtetet e Bashkuara, pritet të tërheqë 100,000 njerëz – një e katërta e popullsisë së Tulsas.
Ndërkohë, kundërshtari i tij ish-zv / presidentit Joe Biden zhvilloi disa lloj eventesh shumë të ndryshme të Mërkurën në Pensilvani.
Sipas një raporti të New York Times, “vështirë se ndonjë votues” kishte marrë pjesë në eventin e ish-zëvendes presidentit.
“Rreth 20 zyrtarë lokalë të zgjedhur me kujdes, pronarë të bizneseve të vegjël dhe reporterë u ulën në karriget e palosshme, secila e vendosur brenda një rrethi të madh të bardhë të pikturuar në dyshemenë e një qendre rekreative për të ruajtur – ose të paktën inkurajuar – distancimin shoqëror,” raportoi New York Times .
“Disa të pranishem pëshpëritnin me njëri-tjetrin ndërsa fotografët bisedonin në qetesi. Mund të dëgjoheshin jehonat e zhurmave nëpër dhomë. Heshtja ishte goditëse “vazhdoi raporti, duke përshkruar eventin.
“Pastaj u shfaq zoti Biden,” shtoi New York Times. “Ai arriti me aq pak fanfara sa nuk u vërejt as kur hyri në sallë.”
VERITAS.COM.AL