Përafërsisht 1,592 emigrantë janë larguar nga një kamp emigrantësh me baraka në jug të Italisë, si pjesë e politikës së qeverisë populiste për çmontimin e kampeve të paligjshme në tërë vendin.
Qyteti i barakave, i vendosur më parë në qytetin jugor italian të Reggios në Kalabri,u prish këtë javë nga policia pas një sërë problemesh që rrjedhin nga kampi i improvizuar në muajt e fundit, shkruan gazeta italiane Il Giornale.
Shqetësimet për sigurinë në kamp kanë qenë një çështje e rëndësishme, me zjarret që shpërthyen gjatë muajve të fundit që kanë çuar në tre vdekje, më i fundit ishte një 29-vjeçar senegalez i cili vdiq muajin e kaluar.
Pas vdekjes së te riut senegalez, zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të brendshme, Matteo Salvini, tha se qeveria kishte ofruar 133 vende në shtëpitë e emigrantëve, por vetëm tetë emigrantë e pranuan ofertën.
“Ata preferonin të qëndronin në qytetet e barakave,abuzive dhe te paligjshme,” shpjegoi ai.
Nga gjithsej 1,592 emigrantë që jetonin në kamp, 200 janë dërguar ne shtëpi të emigrantëve, 460 kanë lëvizur me marrëveshje dhe 923 janë duke u vendosur në një qytet tendë të ngritur nga qeveria.
Kushtet në qytetin e ri të çadrave janë një përmirësim i thellë në ish-qytetin e barakave, duke ofruar tualete dhe duke qene te mbikëqyrura për të garantuar sigurinë e njerëzve.
Vetë Salvini tha se ishte i lumtur për pastrimin e kampit, duke thënë se qeveria “më në fund ka fshirë një nga lagjet më të turpshme në Itali ku përhapej degradimi, paligjshmëria dhe shfrytëzimi”.
“Pas vitesh te fjaleve, tani kanë ardhur faktet, falënderoj ata që ndihmuan në arritjen e këtij rezultati, duke filluar nga perfektja”, shtoi ai.
Heqja e kampeve të zëna ishte një nga shtyllat kryesore në dekretin e miratuar kohët e fundit të emigracionit dhe të sigurisë të hartuar nga Salvini në vitin 2018.
Në Itali, Salvini është bërë sinonim me “ruspa” ose buldozer pasi premtoi të pastrojë vendin.
Në nëntor të vitit të kaluar, pas sulmeve kundër mafies, udhëheqësi populist hipi në një buldozer për të filluar shkatërrimin e shtëpive mafioze të ndërtuara ilegalisht.
Duke ndjekur shembjen e shtëpive, Salvini theksoi se nëse ai do të humbiste pozitën e tij si Ministër i Brendshëm, “do të kisha një profesion të dytë si punëtor prishës,por edhe një rindërtues gjithashtu”.
Dëbimet në Reggio vijnë pasi Salvini kishte pothuajse drejtuar dëbimin e rreth 1,000 emigrantëve në Torino nga ish fshati Olimpik i qytetit vitin e kaluar.
Veritas.com.al/