Në një kohë kur mbi 10% e popullsisë kërkon të largohet nga vendi, kryeministri Rama shprehet se në muajin që sapo lamë pas, qeveria e tij ka punësuar rreth 3300 persona në të gjithë territorin e republikës.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama ka publikuar një diagramë që tregon punësimet e arritur përmes zyrës së punës. Kryeministri shprehet se qeveria ka për objektiv numrin 25 mijë të punësuar deri në fund të vitit, por kjo mbetet për t’u parë.

Në seksionin e komenteve, një qytetar e ka ironizuar kryeministrin, duke e pyetur nëse shifra e publikuar prej Ramës flet për të punësuarit apo për të larguarit nga Shqipëria. Edhe në këtë moment, Rama nuk e ka përmendur aspak çështjen delikate të kërkesës së lartë për t’u larguar nga vendi që ai po qeveris.

Veritas.com.al/