Në orën 12:30 është planifikuar mbledhja e radhës e Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kryesinë e Kuvendit.
Edhe këtë herë duket se grupi Bardhi-Berisha do të bllokojnë këtë mbledhje, pasi po tentojnë të hyjnë me dhunë në sallën ku pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e komisionit për Reformën Zgjedhore.
Kujtojmë që dy herët e fundit kur kjo mbledhje është tentuar të mbahet në sallë, është bllokuar nga deputetët e opozitës dhe ka kaluar online.