Në mbledhjen e Kryesisë së PD që po zhvillohet për procedurat e zgjedhjeve në PD, ka folur edhe anëtare e kryesisë dhe kundërshtare e Bashës, zonja Majlinda Bregu. Ajo ka thënë se “PD është e përçarë”, duke paralajmëruar se zgjedhjet, siç po zhvillohen, do ta përçajnë edhe më shumë.
Zonja Bregu tha se “përçarja ka nisur 4 vjet më parë”, duke e lidhur këtë me fillimin e karrierës së Bashës si kryetar i PD. “Këtë ia kam thënë Bashës”, tha ajo
Pak më parë kryesia ka rrëzuar kërkesën e Genti Malkos për anulimin e procedurës dhe fillimin e një analizë të vërtetë mbi humbjen e PD në zgjedhje.
Veritas.com.al/