TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, mblodhi këtë të hënë në 11:00 qeverinë dhe grupin parlamentar në Pallati i Brigadave.

Në mbledhje ishte parashikuar raportimi i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe ministrja e Shtetit dhe njëherësh Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka.

Takimi u fokusua në ecurinë e reformave dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të rrugës drejt anëtarësimit në BE.

Kryeministri ka vendosur vitin 2030 si objektiv madhor për futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *