Nuk kishte ndodhur që nga viti i ‘egër’ 1967 kur diktatura shembi kishat dhe xhamitë e vendit. Kësaj here ka ndodhur në kushte ‘të dashurisë’ politike për fenë dhe institucionet.

Mbrëmë është dhunuar Kisha Katolike ‘Zemra e Shenjtë e Krishtit” në Tiranë. Persona ende të panjohur kanë thyer xhamat e kishës që ndodhet në “Rrugën e Kavajës”.Ende nuk dihet se cilat kanë qenë motivet e kësaj ngjarjeje.

Policia ka njoftuar zyrtarisht median se: “Më datë 08.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, gjatë natës kanë thyer disa nga xhamat e Kishës Katolike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të kësaj vepre”.

Veritas.com.al/