Afër mesnatës, rreth orës 23:30, dy persona kanë mbetur të plagusr nga të shtënat me armë në zonën e jug perëndimore të Tiranës. Mësohet se të plagosur kanë mbetur shtetasit me inicialet Xh. V., 33 vjeç dhe J. Sh., 25 vjeç.

Të dy janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje, pranë ish- kombinatit ‘Misto Mame’ është gjetur i braktisur një automjet tip “Golf” (që dyshohet se iu përket autorëve të atntatit), si dhe janë sekuestruar disa gëzhoja të dala nga një armë e llojit pistoletë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje policia ka identifikuar autorët e dyshuar, por për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.

Mbrëmë për disa orë kryeqyteti përjetoi situatë kontrolli policor në çdo rrugë.

Veritas.com.al/