Një 60-vjeçar i identifikuar si Begzan Hysa ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës pasi u përplas nga makina mbrëmë në afërsi të zonës së njohur si ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.

29-vjeçarja e identifikuar si Elinta Garo humbi kontrollin e makinës dhe përplasi në trotuar 3 këmbësorë, 27-vjeçaren Alkuna Telhaj dhe çiftin Hysa. Fatkeqësisht, Begzan Hysa nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ende nuk dihen detajet e aksidentit të rëndë. Garo është shoqëruar në komisariat ndërsa këmbësorja 27-vjeçare që thuhej se ishte në gjendje të rëndë, ka marrë trajtim në spital dhe është larguar jashtë rrezikut për jetën.