Detajet e planifikuara për Shfuqizimin e Madh të Ligjit janë publikuar një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar zyrtarisht filloi procesin dy-vjeçar të largimit nga BE.

Ministrat duhet q në mënyrë efektive të bëjnë “copy and paste” ligjet e BE me ligjet e Mbretërisë së bashkuar me qëllim që të shmanget një “gropë e zezë” ligjore  kur të ndodhë Brexit.

Në një deklaratë të Sekretarit për Brexit, David Davis thuhet se shfuqizimi i ligjit mund të lejojë bizneset që të vazhdojnë të operojnë edhe një ditë pasi  Uk largohet nga BE “duke e ditur se rregullat nuk mund të ndryshojnë brenda natës”.

Kjo do të thotë, gjithashtu, se të drejtat e punëtorëve, mbrojtja e ambientit, të drejtat e mbrojtjes së konsumatorëve të mishëruara në ligjet e BE, mund të vazhdojnë edhe kur Britania të largohet nga BE.

Paketa ligjore do “t’i japë fund supermacisë” së ligjit të BE në Mbretërinë e Bashkuar, “i zbatuar” sipas referendumit Britanik.

“Ligjet tona atëherë do të bëhen në Londër, Edinburgh, Cardiff dhe Belfast dhe do të interpretohen jo nga gjykatësit e Luksemburgut, por nga gjykatësit në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Davis.

/Veritas.com.al/