Dy shekuj e gjysmë pasi kolonitë amerikane shpallën pavarësinë nga Britania që udhëhiqej nga Mbreti George III, pasardhësi i tij, Mbreti Charles III, mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, në një kohë kur lidhjet transatlantike janë të tensionuara.
Monarku britanik dhe mbretëreshë Cmilla u pritën nga çifti presidencial Donald dhe Melania Trump, në ditën e parë të një vizite shtetërore katër ditore, e para që nga vizita e Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 2007.
Siguria është jashtëzakonisht e rreptë pas incidentit me të shtëna në Uashington në një aktivitet ku mori pjesë presidenti të shtunën.
Gjatë vizitës së tij mbreti pritet t’i drejtohet Kongresit Amerikan, ku do të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe mënyrën se si dy vendet mund të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Karli III në fjalimin e tij pritet t’u thotë ligjvënësve amerikanë se aleanca transatlantike është ndërtuar mbi një “bujari dhe një detyrë për të nxitur dhembshurinë, për të promovuar paqen, për të thelluar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të vlerësuar njerëzit e të gjitha besimeve dhe asnjë besimi”.
Vizita shtetërore, e kryer në emër të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, është një përpjekje për të forcuar marrëdhëniet, në një vit në të cilin SHBA po shënojnë 250-vjetorin e pavarësisë.
Një tjetër çështje që ka trazuar marëdhëniet mes dy vendeve ka qenë përfshirja e anëtarëve të familjes mbretërore, konkretisht ish princi Andreë, në krimet e Jeffrey Epstein.
Ka pasur thirrje që Mbreti dhe Mbretëresha të takohen me të mbijetuarit e pedofilit amerikan, por kjo nuk pritet të ndodhë për shkak të shqetësimeve për rrezikimin e proceseve ligjore.
Komente