Presidenti i Francës, i kritikuar për “shpenzime të çmendura” bie në sondazhet në vend

Nga: Fabio Franchini

Pesëqind mijë euro për serviset e tryezës së Elysee, një pishinë prej 34 mijë euro e ndërtuar posaçërisht për rezidencën e tij verore dhe aeroplanin presidencial të përdorur për një udhëtim prej vetëm 110 kilometrash.

Këta janë tre shembujt e shpirtit prej kursimtari të ‘kurnacit’ Emmanuel Macron, i cili në Francë është në qendër të një polemike për “shpenzimet e çmendura”,  që i kanë kushtuar shumë përsa i përket indekseve të popullaritetit.

Revista franceze ‘Le Nouvel Observateur’, siç vëren ‘Europa Sot’, me ironi e ka tallur atë – “Mbreti Diell është kthyer në pallat” – pas ngjarjes që presidenti francez kishte organizuar në Versajë për të vrojtuar vitin e tij të parë në krye të Republikës, përpara dhomave te bashkuara të Parlamentit, për një total prej 900 mysafirë. Një mega-festë, megjithëse institucionale, kushtoi  286 mijë euro, shpenzime, që mund të ishin shmangur. Ose mund te ishin te përmbajtura.

Macron shpenzon dhe përhap

Por ato që nuk i kapërdinë dot francezet  janë te tjera dalje te parave. Para së gjithash, pishina që Macron ndërtoi në rezidencën verore të presidentit, në Fort de Brégançon, me një kosto prej 34 mijë euro. Përveç kësaj, gazeta franceze Le Canard Enchainé shkruan se lideri francez ka shpenzuar rreth gjysmë milioni euro në artikuj për tavolinën firmato për Eliseo. Së fundi,  26,000 Euro për ‘make-up’ në tre muajt e parë të mandatit të tij presidencial.

Dhe e gjithë kjo ka gjithashtu një kosto politike: Indeksi i vlerësimit i Macron ka rënë.

Në fakt, madje 84% e qytetarëve e konsiderojnë arrogant, ndërsa 75% e shohin atë larg nga njerëzit dhe 74% si njeriu i të pasurve. Në përfundim, 34% e të anketuarve (nga sondazhi i kryer nga Odoxa-Dentsu Consulting) e shohin atë jo shumë efektiv dhe vetëm 29% e konsiderojnë punën e tij si të drejtë.

Veritas.com.al/