Mbreti shqiptar i kokainës, Dritan Rexhepi pritet që të ekstradohet nga Turqia në vendin tonë ditën e sotme
“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi”, njoftoi policia.
Nuk duhet ende ora e mbërritjes së “kokës” së kartelit të drogës “Kompanio Bello” në Shqipëri.
Ai kishte hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.
Dritan Rexhepi është në kërkim ndërkombëtar në Itali e Shqipëri, dhe transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.
“Dritan REXHEPI, lideri i kartelit ndërkombëtar të drogës me emrin “Kompania Bello”, i cili transporton drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës, është shpallur NJOFTIM KUQ nga autoritetet gjyqësore italiane dhe shqiptare për krimet e “Vrasjes me dashje, drogës, rrëmbimit/privimit të lirisë, falsifikim i dokumenteve të udhëtimit, trafik armësh dhe municionit”, shkruan ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Ali Yerlikaya.
Komente