-Brukseli mbron privilegjet e “kastës” së komisionerëve evropianë dhe konfirmon se kritikat nuk janë të reja-

Nga: Agostino Corneli/

Kritikat ndaj pagave të arta te përfaqësuesve të Bashkimit Evropian mbërrijnë edhe në Bruksel

Por nga selia qendrore e BE-së, përgjigja sigurisht që nuk është në linje me protestat e atyre që besojnë se janë shifra të tepruara. Në të vërtetë, përkundrazi. Siç raportohet nga Avvenire, zëdhënësi i Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Europian, tha se kritikat “nuk janë të reja”, por “ne duhet te kapemi pas realitetit dhe jo mitologjisë“.

Shkurtimisht, sipas zëdhënësit evropian, pagat “janë pjesë e një sistemi” të vendosur nga bashkë-ligjvënësit, që janë qeveritë dhe Parlamenti i BE-së, dhe që zhvillohen “në përputhje me inflacionin”. “Pagat e të gjithë personelit evropian duhet të zhvillohen. në linjë me pagat e zyrtarëve të Shteteve Anëtare Në Belgjikë dhe Luksemburg, ku punon 80% e stafit, norma e inflacionit ishte 2.1%.Dhe përshtatja është 1.5%.Keto janë fakte, është legjislacioni i votuar në mënyrë demokratike nga Këshilli dhe Parlamenti “.

Pra, është e gjitha çështje inflacioni dhe e lidhur me funksionarët e shteteve të ndryshme anëtare. Por a është me të vërtetë kaq e qartë dhe demokratike? Nga ana e eorodeputetëve të Lëvizjes 5 Yje, ka shumë dyshime. “Rregullorja e Këshillit 2016/300 e datës 29 shkurt 2016, e cila përcakton trajtimin ekonomik të titullarëve të pozicioneve më të larta të BE, asnjëherë nuk është votuar nga parlamenti. Të zgjedhurit duhet të jene te përfshire në këto vendime. Duhet një debat publik dhe transparent mbi pagat e komisionerëve evropianë. Duhet te ulen “, shpjegojnë burime te 5 Yjeve.

Problemi është se pagat janë vetëm një pjesë, dhe shumë thelbësore, e privilegjeve që kanë komisionerët evropianë. Siç ka shpjeguar Ignazio Corrao dje: “Në total ne 2019 taksapaguesit do të shpenzojnë për të mbajtur kolegjin e komisionerëve një shifër baraz me 12.6 milion euro. Gjithashtu janë vene ne bilanc 682.000 euro te parashikuara për kompensimet tranzitore, ose një lloj ndihme që Komisionerët marrin në fund të mandatit të tyre për një periudhë prej dy vjetësh “.

Të ballafaquar me këto shifra, përgjigjet e Komisionit Evropian duken pak a shumë të debatueshme. Mbi të gjitha sepse për vite i kanë imponuar Shteteve Anëtare manovra me lot dhe gjak dhe tani thonë se pagat e zyrtarëve duhet të jene te parametruara me inflacionin dhe me ato të të gjitha Shteteve të tjera anëtare.

Veritas.com.al/