Votimet sapo janë mbyllur në Itali, në një nga zgjedhjet parlamentare më të pasigurta në kujtesën njerëzore.

Korrespondentët thonë se është shumë e vështirë të thuhet se cili do të dalë në krye.

Më parë, ‘exit polls’ kanë pohuar se një parlament i mbetur varur është i mundur; dhe se ish- kryeministri Silvio Berluskoni i qendrës së djathtë pritet që të fitojë më shumë vende në Parlament.

Lëvizja anti-establishment “Pesë Yjet” ndodhet në vend të dytë sipas exit polls, dhe duket se do të jetë partia më e madhe si e vetme.

Blloku i qendrës së djathtë, ku përfshihen ‘Forza Italia’ e Berluskonit, esuroskeptikja Lega dhe Vëllezërit e Italisë pritet që të mos marin maxhorancë absolute sa për të krijuar qeveri.

Veritas.com.al/