Ministria e Jashtme ruse e përshkroi vendimin për mbylljen e RT Deutsch si një “akt të paparë agresioni informativ” nga YouTube dhe autoritetet gjermane.

Roberto Vivaldelli

“Lufta e Re e Ftohtë” midis Perëndimit dhe Rusisë nuk përfundon. Një luftë hibride, e cila gjithashtu përfshin një betejë të hapur edhe në terrenin e informacionit. Në qendër të vëmendjes së vendeve perëndimore është edhe një herë RT (Russia Today), një kanal televiziv satelitor rus i përhapur në të gjithë botën dhe i parë nga kancelaritë evropiane si një kërcënim dhe burim i “dezinformimit” në shërbim të Kremlinit. Siç raportohet nga agjencia AdnKronos, në fakt, YouTube ka vendosur të heqë përgjithmonë dy kanale në gjuhën gjermane të transmetuesit rus Russia Today, siç njoftoi drejtoresha e RT, Margarita Simonyan, duke konfirmuar në faqen e saj në Telegram se “YouTube sapo ka anuluar definitivisht të dy kanalet tona gjermane ”. Kjo nuk është gjë e vogël: sipas të dhënave, Rt Deutsch me qendër në Berlin renditet e katërta në mesin e mediave në gjuhën gjermane për sa i përket ndikimit, duke arritur 21 milion shikime vetëm në qershor. “Kjo është një luftë e vërtetë mediatike e shpallur nga Gjermania kundër Rusisë,” theksoi Simonyan. Por cila është arsyeja e këtij përjashtimi? Sipas Alphabet, ndërmarrja që kontrollon edhe YouTube, dy kanalet ruse kanë shkelur rregullat për shpërndarjen e informacionit mbi Covid-19.

Lufta e informacionit midis Moskës dhe Perëndimit

Prej kohësh, vendet evropiane kanë vendosur të frenojnë ndikimin e kanaleve ruse të lajmeve si Sputnik dhe Russia Today. Në shtator 2020, dega e punëve të jashtme të BE -së vendosi të nisë një monitorim të “taktikave të dezinformimit që supozohet se përdoren nga shteti rus përmes platformave të komunikimit si Telegram dhe media, përfshirë RT dhe Sputnik“, mbi helmimin e Alexei Navalny-t dhe protestave te vazhdueshme në Bjellorusi. Sot Moska akuzohet për përhapjen e mashtrimeve mbi emergjencën e pandemisë dhe Covid-19. Një luftë informacioni, duke demonstruar faktin se “Lufta e Re e Ftohtë” është realitet, rezultat i tensioneve të 15 viteve të fundit, pasi demokracitë perëndimore arkivuan qëllimet e mira të Pratica di Mare (2001) dhe rigjetën te Moska të vjetrën Perandori te së Keqes. Kriza e Ukrainës dhe pushtimi i Krimesë në vitin 2014 i përshpejtuan marrëdhëniet që tashmë ishin përkeqësuar.

Tani jemi në mes të një lufte hibride që përfshin informacionin,të mbështetur plotësisht nga gjigantët e Teknologjisë së Madhe të Silicon Valley. Në fakt, qysh në vitin 2017, Google denoncoi dezinformimin e Russia Today dhe Sputnik ndërsa në të njëjtën periudhë Twitter bllokoi të dy transmetuesit nga publikimi i postimeve të “sponsorizuara” ose me pagesë për të zgjeruar bazën e tyre të përdoruesve. Në qendër të luftës së informacionit midis Moskës dhe Perëndimit ka pasur, kohët e fundit, ngjarje të rëndësishme si lufta në Siri dhe ajo në Donbass, dhe zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe ato të vitit të kaluar, figura e Blogerit rus Alexei Navalny, dhe tani emergjenca shëndetësore dhe vaksinat kundër Covid. Sipas një raporti të fundit nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, Rusia dhe Kina kanë “diskredituar vaksinat perëndimore për të promovuar produktet e tyre shteterore“. Veprimi i Gjermanisë, pra, është thjesht vazhdimi i një konflikti që ka vazhduar prej vitesh.

Moska e ashpër: “Hakmarrje kundër Gjermanisë dhe Youtube”

Reagimi i Moskës ishte shumë i ashpër. Siç është raportuar nga agjencia Tass, Ministria e Jashtme Ruse tha se do të kërkojë nga agjencitë qeveritare ruse të marrin masa hakmarrëse kundër YouTube dhe mediave gjermane pas vendimit të platformës për të bllokuar projektet në gjuhën gjermane të shoqerise ruse RT media. “Duke pasur parasysh natyrën e incidentit, i cili është plotësisht në përputhje me logjikën e luftës së informacionit të zhvilluar kundër Rusisë, miratimi i masave simetrike raprezaljesh kundër mediave gjermane në Rusi do të dukej jo vetëm nje gje e përshtatshme, por edhe e nevojshme,veçanërisht duke marrë parasysh faktin se [mediat gjermane] janë kapur duke ndërhyrë në punët e brendshme të vendit tonë në disa raste në të kaluarën, “tha ministria në një deklaratë.

Duke marrë parasysh që kërkesat e shumta për një rikthim në respektim me detyrimet ndërkombëtare për të mbrojtur lirinë e medias dhe fjalën e lirë janë injoruar nga pala gjermane, ne i shohim këto masa si e vetmja mënyrë e mundshme për të inkurajuar partnerët tanë të përfshihen në dialog konstruktiv dhe kuptimplotë në këtë situatë të papranueshme “. Ministria e përshkroi vendimin për mbylljen e RT Deutsch si një “akt të paprecedent të agresionit informativ” nga ana e platformes pritese të videove të YouTube, e kryer me pëlqimin apo edhe me urdhër të autoriteteve gjermane.

VERITAS.COM.AL