Është mbyllur orari zyrtar i votimeve në 5 Bashki. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një komunikim me gazetarët duke ndarë edhe rezultatet e pjesëmarrjes në votim.
Celibashi tha se ecuria e procesit të votimit ka qenë e qetë dhe se nuk janë evidentuar problematika. Ndërsa theksoi se procesi i numërimit do të nisë në orën 22:00 dhe mund të përfundojë, para mesditës së hënës
“Procesi i identifikimi është kryer 100 % nëpërmjet pajisjes elektronike të identifikimit, ka nisur procesi i dorëzimit të përgatitjes të bazës materiale, disa janë në procesi drejt vendeve të numërimit dhe shumë shpejt do të nisë procesi i numërimi. Krahas procesi të numërimit manual do të bëhet vlerësimi i fletëve të votimit edhe nëpërmjet AI. Të dhënat e numërimit duke përdorur AI do të pasqyrohen në faqen e KQZ”, tha ai.
Kreu i KQZ tha se zgjedhjet ishin të organizuara shumë mirë profesionalisht me standardet ndërkombëtare.
“E rëndësishme për ne ngelet se si janë përgatitur dhe administruar zgjedhjet”, theksoi Celibashi.
Komente