Kthehet në banesë Irena Kostaki Zeria, gruaja që mbyti foshnjën e saj 9-muajshe me duar, pas vendimit të gjykatës së Korçës për të ndryshuar masën e sigurisë.

Vendimi është ndryshuar pasi avokati mbrojtës ka paraqitur para gjykatës kartelën klinike të të akuzuarës nga e cila ka rezultuar se ajo është diagnostikuar me çrregullim bipolar psikotik.

Ndërkohë sipas banoreve gjendja e Irenës është e rënduar pasi janë takuar me këtë të fundit në momentin që ka ardhur në banesë.

Irena Kostaki (Zeria), banuese në fshatin Miras, Devoll, më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.

Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar me 20 vite burg, për veprën “Vrasja me qëllim”, sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale “Vrasja me paramendim” të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

VERITAS.COM.AL